MILANO 2016

Foto: Atletico Madrid Official
Përkundër humbjes, Atletico në finale!
3 May, 2016 @22:47
Në një ndeshje me 3 gola, 2 penallti të shpërdoruara dhe me dominim të vendasve, triumfuese doli skuadra nga Madridi, e cila është skuadra e parë finaliste e Champions Leagues për këtë sezon.
Disvantazhi i ndeshjes së parë së zhvilluar në Madrid, e cila u mbyll me rezultat 1-0, bëri që Bayernit sonte të mos i mjaftojë fitorja me rezultat 2-1 për t’u kualifikuar në finalen e Milanos. Bavarezët e filluan mirë takimin, mirëpo shpërdorimi i penalltisë nga Thomas Muller bëri që fati i takimit t’i kthehej skuadrës së Diego Simeones, të cilët barazuan me francezin Griezmann, gol i cili doli të jetë i vlefshëm për kualifikim në finale.
Pak para fundit, edhe Torres shpërdoroi një penallti, mirëpo kjo nuk ndikoi në fatin e takimit. Vlen të përmendet fakti që për kualifikimin e Atleticos meritat kryesore i pati portieri slloven Oblak, i cili përveç penalltisë, e shpëtoi edhe në shumë raste të tjera skuadrën e tij.
Në finale Atletico pret fituesin e duelit Real Madrid vs. Manchester City.
All Goals HD- Bayern Munich 2-1 Atletico Madrid… by Live1Goals