Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI - DRITA

Drita ndalet në Klinë, lëshon kreun e renditjes

Drita ndalet në Klinë, lëshon kreun e renditjes


16 April, 2023 @16:59

S’ka fitore për Dritën në Klinë!

Dukagjini i Armend Dallkut e ka vazhduar formën e mirë sezonale dhe ka arritur ta ndalë në barazim 0-0 Dritën, duke bërë kështu që kjo e fundit ta lëshojë kreun e klasifikimit të paktën përkohësisht.

Altin Merlaku

Moment frike për Dritën pati në fundin e pjesës së parë, kur Altin Merlaku i Dukagjinit shënoi për 1-0. Por, për fatin e mirë të garuesit për titull goli u anulua me ndihmën e VAR-it dhe pjesa e parë u mbyll pa gola.

TABELA AKTUALE

Gola nuk pati as në pjesën e dytë dhe skuadrat u detyruan të pajtohen me barazim, rezultat që më shumë i konvenon vendasve, që e shohin veten të qetë në mesin e renditjes.

Kjo është hera e tretë në katër xhirot e fundit që Drita lëshon pikë, e pas barazimit të sotëm në krye të renditjes ka kaluar Ballkani, që sot triumfoi 0-1 ndaj Drenicës në Skenderaj.

Xhiron që vjen, Drita e pret Prishtinën në Gjilan, kurse Dukagjini i shkon Llapit në Podujevë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga