Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARDIAN LIMANI

Drita ndan rrugët edhe me kapitenin legjendar të ekipit

Drita ndan rrugët edhe me kapitenin legjendar të ekipit


31 May, 2023 @16:32

Skuadra e Dritës tashmë ka zyrtarizuar edhe një ndarje nga skuadra. Futbollisti i tretë me radhë që ka ndarë rrugët me Dritën është kapiteni legjendar i ekipit, Ardian Limani. Qendërmrojtësi Limani ka zhvilluar 304 paraqitje për ekipin e Dritës përgjatë karrierës së tij dhe ka fituar tituj kampioni me Intelektualët gjilanas.

“Ju njoftojmë që pas një takimi në mes të drejtuesve të klubit dhe kapitenit tonë Ardian Limani, jemi dakorduar që ti ndajmë rrugët e bashkëpunimit. Ishte kërkesa e kapitenit që nëse klubi gjen mirkuptim, ta lëm të lire në menyrë që tu krijohet hapsirë lojtarëve tjerë dhe klubi e ka respektuar vendimin e tij. Lamtumira më e ngrohët ju dha kapitenit më të trofeshëm në histori te klubit dhe me më së shumti paraqitje në klubin DRITA, me gjithsej 304 ndeshje në të gjitha kompeticionet” - ka shkruar FC Drita në njoftim.

Për Dritën, pas vazhdimit të kontratës me Rron Brojën, Limani bëhet largimi i tretë nga ekipi, pas Hamdi Namanit dhe Ilir Blakçorit. Drita stinorin 2022/23 e përfundoi si nënkampione. Ekipi po udhëhiqet aktualisht nga trajneri grek Akis Vavalis, ndërsa do të merr pjesë në kualifikime për Ligë të Konferencës gjatë kësaj vere.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga