Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ENIS BARDHI

Dua fitore ndaj Kosovës

Dua fitore ndaj Kosovës


29 April, 2020 @15:26

Futbollisti shkupjan i Levantes, Enis Bardhi, në një bisedë me Tetova Sot ka bërë të ditur se dëshiron të shënojë fitore ndaj Kosovës në PlayOffin e Ligës D të Kombeve dhe atë para tribunave plotë me përkrahës.

“Me padurim e pres ndeshjen ndaj Kosovë dhe atë dëshiroj ta luajmë para tribunave plotë me shikues, ashtu që të gjithë të kënaqen me emocionet që i dhuron futbolli, ne të fitojmë dhe të realizojmë ëndrrën e kualifikimit për në EURO 2020,” ka thënë Bardhi.

Për Bardhin 24 vjeç që ka shënuar dy gola në LaLiga këtë stinor për ekipin e tij në 21 paraqitje, kjo ndeshje pritet të jetë edhe më emcionale sesa për të tjerët, pasi që ai nënën e ka nga Kosova, kurse babain nga Maqedonia.

“Në fund të fundit, ne jemi profesionist dhe veshim një fanellë për të fituar një ndeshje,” ka thënë Bardhi.

Maqedonia Veriore dhe Kosova do të takohen në vjeshtë të këtij viti për të shkuar në finale të PlayOffit të Ligës D të Kombeve që siguron biletën për EURO 2020.

Cilado skuadër që e arrin këtë, do të shkruajë historinë e vendit. Në finale fituesi i ndeshjes Maqedonia Veriore - Kosova do të luajë me fituesin e ndeshjes Gjeorgjia - Bjellorusia.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve