Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RRETHI I PARË I KUPËS

Dukagjini befason Hajvalinë

KF Hajvalia

Dukagjini befason Hajvalinë


26 November, 2014 @15:57

Nënkampionja vjeshtore e Superligës, Hajvalia, është eliminuar që në fazën e parë të Kupës së Kosovës. Ajo është befasuar nga skuadra e Ligës së Parë, Dukagjini, që arriti të fitojë me rezultat 2-1.

Fitorja e ekipit nga Klina erdhi falë golashënuesit të dyfishtë, Leorant Dakaj, i cili ishte më meritori në fitoren e skuadrës së tij.

Rrethin e parë të Kupës e kaloi me sukses edhe skuadra e Besës, e cila e mposhti në Prizren skuadrën e Lirisë. Pejanët kaluan shpejtë në epërsi 0-2 me golat e Kastriot Rexhës, derisa prizrenasit u kundërpërgjigjën me një gol të bukur të Qëndrim Gashit.

Ekipi vendas u hendikepua në fillim të pjesës së dytë kur Fitim Krusha u ndëshkua me karton të kuq, e që kjo e pamundësoi Lirinë që ta gjejë golin e barazimit.

Në përballjet tjera, fitore kanë shënuar kryesisht favoritët. Prishtina e mposhti me rezultat të thellë Ballkanin (5-0), sikurse edhe Drita Vllaninë (6-2) dhe Flamurtari Luftëtarin (4-1), kurse fitore me rezultat më të ngushtë arritën Trepça ‘89, Drenica dhe Ferizaji.

Në dy ndeshjet e zhvilluara dje, patën shënuar fitore edhe Llamkos Kosova dhe Ferronikeli, të cilët e mposhtën Tefik Çangën, përkatësisht, Rahovecin.

Nesër do të luhen edhe dy ndeshje të tjera të rrethit të parë të Kupës, ku do të takohen KEKu - Gjilani dhe Llapi - Kosova (P).

Trepça, 2 Korriku dhe Istogu janë kualifikuar automatikisht në rrethin e dytë të Kupës, pasi kundërshtarët e tyre janë tërhequr nga garat.



Rezultatet e rrethit të parë

1 Liria - Besa 1-2
2 Prishtina - Ballkani 5-0
3 Trepça '89 - Vicianumi 2-0
4 Fushë Kosova - Drenica 0-1
5 Ferizaj - Ulpiana 3-1
6 Drita - Vllaznia 6-2
7 Dukagjini - Hajvalia 2-1
8 Flamurtari - Luftëtari 4-1
9 Llamkos Kosova - Tefik Çanga 4-1
10 Ferronikeli - Rahoveci 2-1

 
Të gjitha lajmet nga