Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI - FLAMURTARI

Dukagjini një hap para Superligës

Dukagjini një hap para Superligës


21 May, 2021 @17:06

Dukagjini e mposhti Flamurtarin me rezultat 2-1 në ndeshjen e barazhit dhe është një hap larg Superligës.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi nga Fatlum Gashi, i cili shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë.

Rezultatin e dyfishoi Labinot Osmani në minutën e 72’, që ishte goli i tij i 16 i sezonit, derisa epërsinë e ngushtoi Bashkim Shala, pas një harkimi nga korneri shënoi me kokë për 2-1.

Përpjekjet e fundit të Flamurtarit nuk mjaftuan për më shumë dhe kështu Dukagjini tani do të luajë edhe ndeshjen e dytë të barazhit me vendin e tetë të Superligës.

Gjatë ndeshjes referi i ndeshjes Shpëtim Murtezi ka treguar 3 kortana të kuq. Në minutën e 74’ u ndëshkua Rinor Kuqi me kartonin e dytë të verdhë te Dukagjini, më pas Denis Haliti te Flamurtari u ndëshkua me dy kartona të verdhë pas protestave dhe u përjashtua nga ndeshje.

Në minutat shtesë u ndëshkua edhe Marrmullaku pas një ndërhyrjeje të ashpër.

Dukagjini do të takohet në barazh me skuadrën që do ta përfundon Superligën në pozitën e tetë.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga