MEDIA TALK

Edhe një rast për dëshmim
21 May, 2021 @14:26
Futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi, do të ketë edhe një mundësi tjetër për të dëshmuar veten te Lazio.
Së paku kështu ka raportuar web-faqja cittaceleste.it duke bërë të ditur se drejtuesit e klubit të Lazios kanë vendosur që kosovarit t’i japin edhe një rast për të dëshmuar veten.
Me këtë, Muriqi pritet të qëndrojë edhe sezonin tjetër te Lazio, edhe pse u përfol disa herë si mundësi për t’iu kthyer Fenerbahçes si huazim.
Sulmuesi 27-vjeçar nga Prizreni ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asitim në 33 ndeshje për biancocelestët e Romës, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2025 me skuadrën që drejtohet nga Simone Inzaghi.