Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA E EDY REJAS

Durim, ka 35 lojtarë por koha është e shkurtër

Foto: FSHF

Durim, ka 35 lojtarë por koha është e shkurtër


28 May, 2019 @14:24

Selektori i ri i kombëtares shqiptare, Edy Reja, në konferencën e sotme për shtyp ka bërë të ditur se është duke monitoruar 35 futbollistë që janë të denjë për ekipin.

Ai gjithashtu ka bërë të qartë se objektivi dihet: arritja e evropianit.

“Janë 18 lojtarë që kanë qenë me De Biazin. Janë dhe lojtarët e tjerë që kanë qenë me Panuccin. Më duhet kohë që të bëj vlerësimin e duhur. Kam parë të rinj dhe 4 lojtarë të Partizanit, por janë edhe lojtarë të tjerë që kam parë dhe më pas i kam kthyer. Vrionin e kam parë, por më pas e ktheva, pasi nuk kishte gjendjen e duhur. Duhet durim për këto dy ndeshje që kemi. Tani për tani, kam një listë 35 lojtarë, që unë po i ndjek. Koha është shumë e shkurtër, ndaj vendosa të marr ata lojtarë që kanë qenë më përpara. Objektivin e dini të gjithë, është të arrijmë në Europian,” ka thënë italiani në konferencën e sotme për shtyp, ku shpalli edhe listën e të ftuarve për ndeshje ndaj Islandës dhe Molldavisë.

Shiko: ORARIN dhe NDESHJET DREJT EURO 2020 + TABELAT

“Janë 5 skuadra, 2 të parat kualifikohet. Do të mundohemi të rregullojmë pjesën mbrojtëse e më pas të kalojmë te sulmi. Çdo lojtar duhet ta ketë të qartë objektivin, para se të vijë në Kombëtare. Kam folur edhe me djemtë, lojtarët që vijnë këtu duhet ta ndjejnë këtë skuadër. Shqiptarët që jetojnë jashtë e ndjejnë skuadrën,” ka shtuar Reja.

Në anën tjetër, sa i përket mbrojtjes, ku kuqezinjtë kanë lënguar, posaçërisht në ndeshje ndaj Turqisë, Reja ka bërë të ditur se ende nuk ka vendosur për rreshtimin, por është duke punuar në atë drejtim.

“Sa i përket pjesës mbrojtëse, nuk e kam caktuar akoma. Dua që kur të krijohen mundësitë në zonë, të jetë dikush për të shfrytëzuar. Ndeshjen e dytë besoj do t’i kem gjërat e qarta,” ka qartësuar selektori.

Përndryshe në fund, Reja 73 vjeç ka thënë qartë.

“Për katër pikë të fituara nga këto dy ndeshje, nënshkruaj që tash kënaqësinë pasi që do të jepte besim krejt ambientit kuqezi.”


 
Të gjitha lajmet nga