TE DANIMARKA
Durmishi ftohet nga Danimarka për ndeshjet vendimtare
25 September, 2017 @13:38
Mbrojtësi i krahut me origjinë shqiptare, Riza Durmishi, ka marë ftesën e radhës nga përzgjedhësi i përfaqësueses së Danimarkës, Age Hareide, për ndeshjet vendimtare kualifikuese gjatë tetorit.
Durmishi 23 vjeç që rregullisht ftohet nga Danimarka, luan në La Liga për Real Betisin, ndërsa në këto kualifikime ka pasur 6 paraqitje të plota, pa u zëvendësuar fare.
Danimarka përndryshe, është duke luftuar për një vend që dërgon në “Rusia 2018” me Poloninë lidere dhe Malin e Zi ndjekës.
Dueli i radhës për danezët është ndaj Malit të Zi më 6 tetor në Podgoricë, ndërsa më pas presin Rumaninë më 9 tetor.