SAMPDORIA - MILAN
Kuqezinjtë mposhten në ‘Luigi Ferraris’
24 September, 2017 @14:15
Në takim e parë të ditës në Serie A, Milani është mposhtur me rezultat 2-0 nga skuadra e Sampdorias, skuadër kjo që nuk di ende për humbje sivjet në Serie A.
Ndeshja ishte e qetë dhe me pak raste konkrete për shënim, ndërsa goli i epërsisë për vendasit u shënua nga Duvan Zapata, i cili e shfrytëzoi në mënyrë të shkëlqyeshme një shpërqëndrim të mbrojtjes mysafire dhe e gjeti golin e parë për skuadrën e tij. Kur ndeshja ishte pranë fundit, Sampdoria shënoi edhe një herë përmes të sapo inkuadruarit Alvarez dhe takimi u mbyll me shifrat përfundimtare 2-0.
Kjo humbje bën që Milani të mbetet 6 pikë larg Napolit e Juventusit në tabelë, kurse Sampdoria ka 1 pikë më pak se Milani në tabelën e klasifikimit.