IKËN EDHE SELMANI
Trajneri i katërt i Superligës që largohet
23 September, 2017 @22:25
Pas largimit të Zekirija Ramadanit nga Trepça’89, ndërrimit të Arsim Thaqit te Prishtina, ikjes së Valdet Shoshit nga Besa - tashmë edhe një ekip i Superligës nuk e ka trajner atë me të cilin ia nisi stinorit.
Agron Selmani sot ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Flamurtarit të Prishtinës, pasi që pas 6 xhirove të para mblodhi vetëm dy pikë dhe është ngujuar në fund të klasifikimit.
Flamurtari sot pësoi humbjen më të thellë prej se u rikthye në Superligë pas mungesës 6 vjeçare, kur u mposht nga Drenica 4-1 në Bajram Aliu të Skenderajt.