PAS NDESHJES GJILANI - PRISHTINA
Morina: I kënaqur me djelmoshat, bilanci im pozitiv vazhdon
23 September, 2017 @21:30
Përveç Josës, pas ndeshjes deklaratë për media dha edhe Arbnor Morina, kryetrajneri i Gjilanit.
“Mendoj se në të dy pjesët kemi pasur raste. Por, me gjithë këto mungesa që po na përcjellin, treguam se me gjithë këta djem, janë të denjë të bartin fanellën e Gjilanit. Edhe një barazim, por duhet përkujtuar që kemi pasur derbi me Feronikelin, me Llapin, Trepçën ’89, Prishtinën dhe tani do ta kemi me Dritën dhe për dallim të ekipeve tjera kemi një ritëm shumë të vrazhdë, por të cilën djemtë janë duke e përballuar për mrekulli dhe edhe sot ritmi i lojës ishte shumë i lartë. Jam shumë i kënaqur me lojën e tyre, me angazhim ku kemi krijuar edhe raste, por nuk pati konkretizim. Patëm më shumë raste se që ka pasur Prishtina, mirëpo ky është derbi dhe në derbi nuk ka favorit. Mbetet që unë kam mbetur trajneri që ende ka bilanc pozitiv me Prishtinën.” - deklaroi Arbnor Morina, njofton prishtinafc.com.
Bashkë me Llapin, skuadra e Gjilanit pas 6 xhirove në Superligë mbeten skuadrat e vetme pa humbje sivjet.