ENIS BARDHI
Levante kërkon renovim të menjëhershëm me shkupjanin
25 September, 2017 @8:39
Mesfushori i ri i ardhur këtë stinor nga Ujpest në Levante, Enis Bardhi, javën në vijim do të ulet në tavolinë për të diskutuar që tash vazhdimin e kontratës me ekipin e tij dhe përmirësimin e kushteve financiare!
Njoftimin e kanë bërë mediat spanjolle, përcjell gol.mk derisa Bardhi në 6 xhirot e para të La Ligas për ekipin e rikthyer në elitë ka shënuar 3 gola, derisa ka luajtur në 4 ndeshje!
Bardhi 22 vjeç erdhi për 1.5 milionë euro nga Ujpest te Levante, ndërsa që në janar për të është thënë se do të sulmohet në treg nga Real Betis dhe disa ekipe tjera të La Ligas.