NË MAQEDONI
Shkëndija me përmbysje mbron distancën
25 September, 2017 @9:06
Nëkampionja aktuale e Maqedonisë, Shkëndija, ka arritur që të shënojë fitore me përmbysje ndaj Skopjes dje në Shkup, për të ruajtur distancën ndaj ekipeve ndjekëse në elitën e futbollit të këtij vendi.
Mishevski i kishte dhënë epërsinë Skopjes në minutën e 20-të, por Ibraimi barazoi pak para fundit të pjesës së parë (39’) në 1-1, ndërsa 10 minuta para fundit të ndeshjes, kapiteni Ferhan Hasani dha fitoren e rëndësishme, 1-2 dhe tre pikët që mbajtën distancën e kuqezinjëve ndaj ndjekësve.
Shkëndija aktualisht pas 7 xhirove të para ka 19 pikë në Ligën e Parë të Maqedonisë, me 5 pikë më shumë se ndjekësi i parë Akademija Pandev që ka 14 pikë.
Kuqezinjtë e Tetovës për herë të parë dhe të fundit kanë qenë kampionë të Maqedonisë në stinorin 2010/11, ndërsa në dy stinorët e fundit ka përfunduar si nënkampion.