VAZHDOJNË FTESAT
Durmishi standard në Danimarkë
9 March, 2016 @13:25
Mbrojtësi danez me origjinë shqiptare, Riza Durmishi, vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm në përfaqësuesen e futbollit të këtij vendi.
Ai është ftuar për miqësoret e radhës që Danimarka do t’i zhvillojë në muajin mars.
Durmishi është i lindur dhe i rritur në Danimarkë dhe është 22 vjeç. Ish përzgjedhësi i Danimarkës, Morten Olsen, e kishte vlerësuar atë si e ardhmja e mbrojtjes daneze.
Danimarka nuk ka arritur të kualifikohet në EURO 2016, pasi që ka përfunduar grupin në vend të tretë, pas Portugalisë dhe Shqipërisë.
Danimarka do të luaj ndaj Islandës dhe Skocisë më 24 përkatësisht më 29 mars. Danimarka tash udhëhiqet nga trajneri Age Hareide.