MEDIA
Evertoni në duart e miliarderit
9 March, 2016 @10:42
Edhe skuadra e Evertonit me pronar aziatik. Pas Manchester Cityt, QPR-së e disa skuadrave të tjera angleze, duket se edhe Evertoni do të bëhet me pronar të ri. Madje investimin në këtë klub e ka pranuar edhe Premier Liga, duke e dhënë dritën e gjelbërt që iraniani Farhad Moshiri të blejë 49.9% të aksioneve të skuadrës nga Merseyside. Lajmi u konfirmua nga Sky Sports.
Farhad Moshir thuhet të ketë një pasuri personale prej 1.3 miliardë euro, sipas revistës Forbes, dhe investimi i tij tek Evertoni është i mirëpritur edhe nga kryesia e skuadrës së Evertonit. Moshir do të jetë i pranishëm në ndeshjen e së shtunës ndërmjet Evertonit dhe Chelseat dhe zyrtarizimi i marrëveshjes mund të bëhet shumë shpejt.