Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MANCHESTER CITY 1-1 LIVERPOOL

Dy kampionët e fundit barazojnë, penalltia humbet, lider: Leicesteri

Foto: premierleague.com

Dy kampionët e fundit barazojnë, penalltia humbet, lider: Leicesteri


8 November, 2020 @19:43

Liverpool nuk ka arritur që të mbajë kreun në Premier Ligë, pasi që është ndalë nga Manchester CityEtihad sonte me barazim 1-1 [Jesus 31 - Salah 13p].

Belgu Kevin de Bruyne ka dështuar më vonë të shënojë penalltinë për ekipin e Pep Guardiolës, ndërsa deri në fund nuk erdhën golat për të përcaktuar fituesin në përballjen derbi të xhiros në Premiership.

TABELA AKTUALE

Xherdan Shaqiri u fut në lojë në vend të Roberto Firminos në minutën e 59 të ndeshjes dhe luajti deri në fund të saj, kurse ekipi i Jurgen Klopp mbyll javën në pozitë të tretë të renditjes, pas Leicesterit e Tottenhamit. City është i 11-ti në renditje.

NOTAT E LOJTARËVE:

MAN CITY: Ederson 7, Walker 6, Ruben Dias 7, Laporte 7, Cancelo 7, De Bruyne 6, Rodri 6, Gundogan 6, Torres 6, Sterling 7, Jesus 8. Rez.: Bernardo Silva 6.

LIVERPOOL: Alisson 7, Alexander-Arnold 6, Matip 8, Gomez 7, Robertson 7, Henderson 6, Wijnaldum 6, Jota 6, Salah 7, Firmino 6, Mane 7. Rez.: Shaqiri 6, Milner 6.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League