XHIRO 2

Dy ndeshje në Superligë
24 August, 2019 @11:03
Me fillim nga ora 17:00, sot në Superligën e Kosovës në futboll zhvillohen dy ndeshje.
Pas fitores në javën e parë ndaj Dritës, Ferizaji sot në shtëpi e pret Gjilanin, që sezonin e filloi me humbje 4-1 ndaj Trepçës ‘89.
Në ndeshjen tjetër të ditës, Ballkani në Suharekë e pret Feronikelin, kampionin aktual të Kosovës.
Suharekasit në xhiron e parë luajtën pa gola ndaj Dukagjinit në Klinë, derisa Feronikeli triumfoi 4-1 në derbin e Drenicës.