JUVENTUS

Foto: Juventus Official
Dybala afër rinovimit
13 July, 2021 @13:20
E tërë sezona i shkoi jo mirë. Ai ishte i lënduar për disa ndeshje radhazi, ku pothuajse një gjysmë sezone nuk kishte zhivlluar asnjë ndeshje të vetme me skuadrën e Juventus.
Paulo Dybala edicionin e kaluar kishte zhvilluar vetëm 20 ndeshje, ku dhe në shumicen prej tyre nuk ishte startues, kjo si pasojë e lëndimeve si dhe mos pëlqimit nga ana e ish-menaxherit të Juve, Andrea Pirlo.
Por, pas ardhjes së Massimiliano Allegri, situata me sulmuesin argjentinas ka ndryshuar radikalisht. Menaxheri i ‘ri’ i Juventus e konsideron atë si një lojtar kyç për klubin dhe as që është duke menduar që të nis sezonën pa të.
Sipas gazetës prestigjioze italiane, “La Gazzeta dello Sport”, 27 vjeçari do të qëndroj në Juventus edhe për 5 vite, ku do të rinovoj kontratën pasi të kthehët nga pushimet me 20 korrik. E, sipas njohësit të tregut të transferimeve Gianluca Di Marzio, përmbajtja e kontratës mund të përfshijë diku afërësisht 10 milionë euro brenda sezonës për lojtarin.
Sulmuesi argjentinas është pjesë e Juventus që nga viti 2015, kur u transferua nga Palermo. Nëse Dybala rinovon edhe për 5 vite, i bie që lojtari do të bëj më shumë se një dekadë tek klubi italian.