TE PRISHTINA
2 të lënduar pas eliminimit nga hungarezët
14 July, 2021 @8:03
Përveç se u eliminua nga raundi i parë kualifikues i Ligës së Kampionëve, Prishtina ka bërë të ditur se ka dy lojtarë të lënduar pas ndeshjes ndaj Ferencvarosit.
Bardhekaltërit kanë bërë të ditur se Qëndrim Zyba dhe Sabien Lila pas ndeshjes kanë pasur lëndime, ndërsa sot do të kryejnë kontrollimet e nevojshme mjekësore për të parë nivelin e lëndimit dhe mundësinë për tu kthyer sa më shpejt në fushë.
“Qëndrim Zybës pritet t’i shihet shkalla e lëndimit, ndërsa Sabien Lila duket të ketë lëndim të lehtë,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i bardhekaltërve.
Prishtina pas eliminimit nga raundi i parë kualifikues i Ligës së Kampionëve, bie në raundin e dytë kualifikues të Conference League.
Aty bardhekaltërit do të presin humbësin e përballjes nga raundi i parë kualifikues i Ligës së Kampionëve, Alashkent - Connah’s Quay.