Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA - FERONIKELI

Dygolësh nga Drilon Hazrollaj, Malisheva fiton me përmbysje

Dygolësh nga Drilon Hazrollaj, Malisheva fiton me përmbysje


24 February, 2024 @14:58

Fitore me përmbysje për Malishevën sot!

Skuadra nga “Liman Gegaj” mposhti me përmbysie 2-1 (Drilon Hazrollaj 78’ (P), 89’ / Robert Rrahmani 60’) Niklin, për ta shënuar kështu fitoren e tretë me radhë në ligë.

Raste pati për të dyja skuadrat që nga fillimi, por pjesa e parë u mbyll pa gola.

TABELA AKTUALE

Përkundër presionit vendas, golin e parë të ndeshjes e gjeti Robert Rrahmani i mysafirëve në minutën e 60’, goditja e të cilit me të djathtën shkoi në rrjetë pas një reagimi jo edhe aq të mirë të Flamur Gashit, portierit vendas.

Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën të përmbysin gjithçka.

Ishte Drilon Hazrollaj ai që ia mundësoi fitoren malishevasve sot, duke shënuar dy herë. Fillimisht ai shënoi nga pika e bardhë (78’), e për përfundimtaren 2-1 shënoi bukur me të majtën në minutën e 89’, pas një topi të ardhur zhagazi nga ana e majtë.

Përveç dy golave të shënuar, Malisheva goditi edhe dy herë shtyllën në pjesën e dytë, duke dëshmuar numrin e shumtë të rasteve që patën për shënim.

Kjo fitore bën që Malisheva t’i afrohet shumë Dritës së vendit të tretë, kurse Nikli vazhdon luftën për mbijetesë.


 
Të gjitha lajmet nga