TE KAMPIONI
Dyshja e huaj e Lirisë, zyrtarizohet te 89shi
30 May, 2017 @19:31
Kampioni i Kosovës në futboll, Trepça 89, është përforcuar me dyshen e huaj të Lirisë, ganezin Asare Richards dhe nigerianin Henry Chibueze.
Ganezi Richards, do të jetë një alternativë e mirë në repartin e mbrojtjes për skuadrën mitrovicase, derisa Chibueze do t’ia lehtësojë punën e sulmuesit Oto John përpara.
Chibueze ishte golashënuesi i dytë më i mirë te Liria me 4 gola të shënuara në këtë stinor.