PARA FINALES SË MADHE
Lufta e rotacioneve në finale të Ligës së Kampionëve
30 May, 2017 @10:16
Përkundër se morrën titullin në kampionatet përkatëse, Real Madrid dhe Juventus, të drejtuar nga Zinedine Zidane e Massimiliano Allegri, përkatësisht, kanë bërë edhe taktizime të ndryshme në rotacion të ekipit.
Rotacioni është përdorur nga të dy strategët, ashtu që 11-shja e parë standarde të jetë sa më e pushueshme për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve që zhvillohet më 3 qershor në Cardiff të Uellsit.
Në një llogaritje të bërë nga spanjollja, Marca, del që Allegri ka dalë për 1000 minuta më i suksesshëm sesa Zidane, pasi që ka arritur që në total, 11-shen standarde të ekipit ta përdorë për 36 mijë e 905 minuta këtë stinor në të gjitha garat, ndërsa Zidane ka shfrytëzuar në total 38 mijë e 69 minuta lojtarët e vetë.
Sa për statistikë, Atletico finalen e Ligës së Kampionëve, e kishte humbur nga Real Madridi, pasi që këmbët e 11-shes kryesore të skuadrës kishin bërë 4000 minuta më shumë sesa ata të Realit në stinorin e kaluar kur finalja u zhvillua në San Siro.