GARDIANI
Ter Stegen vazhdon me Barcelonën
29 May, 2017 @22:54
Reprezentuesi i Gjermanisë, Marc Andre Ter Stegen, nesër do të nënshkruajë zyrtarisht vazhdimin e kontratës me Barcelonën, deri në qershor të vitit 2022.
Portierit 25 vjeç kontrata aktuale i skadonte në qershor të vitit 2019, por klubi katalonas ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për vazhdim, derisa nesër pritet të bëhet zyrtarisht kjo punë.
Kartoni i Ter Stegenit tash ka çmimin prej 180 milionë eurove, nëse ndonjë ekip do të dëshironte ta blejë atë në ndërkohë.