ERNESTO VALVERDE
Barça emëron ish-lojtarin, si trajner të ri të skuadrës
29 May, 2017 @20:00
Ish-lojtari i Barcelonës, Ernesto Valverde, është emëruar trajner i ri i skuadrës katalonase, zyrtarisht sot.
Pas 4 viteve të kaluara në Athletic Bilbao, Valverde u përshëndet me ekipin dhe tash do të merr detyrën e lënë nga Luis Enrique.
Valverde 53 vjeç ka luajtur për Barcelonën në vitin 1988, në moshën 24 vjeçare dhe ka shënuar 8 gola në 22 ndeshje në një stinor ku u lëndua.
Pas lëndimeve ai shkoi te Athletic Bilbao, ku arriti deri në reprezentacion të Spanjës në një ndeshje. Karrierën si lojtar ai e përfundoi te Mallorca.