GOLEADORI I LIGËS SË PARË
Egzon Gashi, golashënuesi më i mirë i Ligës së Parë
30 May, 2017 @10:08
Pas stinorit të posapërfunduar në Ligën e Parë të futbollit 2016/17 faqja zyrtare e Vëllaznimit ka bërë të ditur se sulmuesi i ekipit kuqezi nga Gjakova, Egzon Gashi, është golashënuesi më i mirë i stinorit.
Gashi, ka shënuar 20 gola këtë stinor në Ligë të Parë, ndërsa krejt ekipi i Vëllaznimit në total ka shënuar 60 këtë stinor, që do të thotë se Egzoni ka shënuar mbi 33% të golave të skuadrës.
Vëllaznimi ka arritur që të përfundojë stinorin në vend të dytë të Ligës së Parë që siguron Superligën për stinorin tjetër.