HASANI E ALIMI
Dyshja e Shkëndisë, thirret në reprezentacion
25 September, 2015 @22:01
Përzgjedhësi serb i Maqedonisë, Ljubinko Drulovic, ka ftuar dyshen e Shkëndisë së Tetovës, Ferhan Hasani dhe Armend Alimi në përfaqësuese, ka bërë të ditur faqja zyrtare e ekipit tetovar pak më parë.
Hasani është njëri ndër lojtarët më të mirë të kësaj përfaqësueseje, derisa Alimi i është rikthyer asaj pas 5 viteve.
Maqedonia më 9 tetor në Shkup luan ndaj Ukrainës, ndërsa më 12 tetor i shkon Bellorusisë. Maqedonia nuk ka gjasa për kualifikim në EURO 2016 në Francë.
Kjo përfaqësuese do të jetë kundërshtare e grupit të Shqipërisë, në grupet kualifikuese për Kampionatin Botëror Rusia 2018.