LARGIMI
Pep lëshon konferencën për shtyp!
25 September, 2015 @20:56
Josep Guardiola, trajneri spanjoll i Bayern Munchenit, ka lëshuar konferencën për shtyp të ekipit të tij sot duke qeshur, kur është pyetur për të ardhmen e tij.
Guardiolës kontrata me Bayernin i skadon në qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa pas pyetjes lidhur me të ardhmen e tij, ai i ka përshëndetur gazetarët.
Pyetja që iu bë Guardiolës ishte lidhur me përfoljet që në verë të vitit të ardhshëm ai do të ulet në bankën e përfaqësueses së Anglisë, për të cilën mediat angleze kanë thënë se ai do të pagohet afro 10 milionë funta në vjet.
“Oh, mosni! Unë jam trajner i Bayernit. Shumë falemnderit dhe ‘auf wiedersehen’,” ka thënë Guardiola për të dalur nga zyra e shtypit.
Përzgjedhësi aktual i Anglisë, Roy Hodgson, ka kontratë deri në verë të vitit të ardhshëm dhe ai nuk do të lëviz nga kjo pozitë deri në fund të kontratës, ka thënë shefi ekzekutiv i Federatës Angleze të Futbollit (FA), Martin Glenn, për BBC Sportin sot.
Guardiola 44 vjeç i ka sjellë Bayernit dy tituj në dy vitet e fundit të kaluara aty. Ai u ka bërë të qartë mediave në konferencë për shtyp sot duke u përgjigjur kujdesshëm “pyetja tjetër ju lutem”, kur u pyet për të ardhmen e tij.
Bayern në anën tjetër, ka potencuar se ata do të negociojnë me Guardiolën për vazhdim ose jo të kontratës, kur ai është i gatshëm për këtë punë.