FRANKFURT
Dyshja kroate merr drejtimin e Eintrachtit
8 March, 2016 @15:50
Se a do të mbetet apo jo Eintracht Frankfurt këtë stinor në Bundesligë do të varet nga puna e trajnerëve të ri të saj, Robert e Niko Kovac.
Dy ish reprezentuesit kroat që kanë lindur në Gjermani sot kanë mbajtur stërvitjen e parë me klubin nga Frankfurti që shkarkoi trajnerin Armin Veh.
Niko Kovac do të jetë në rolin e kryetrajnerit të ekipit.
Niko 44 vjeç ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm me ekipin në fjalë. Vëllezërit Kovac janë lindur në Berlin.