MEDIA
Tifozi i Leicesterit, pranon ofertën e bastores
8 March, 2016 @12:08
Bastuesi anonim që kishte vënë 50 funta për të fituar Leicester City titullin e Premier Ligës në fillim të stinorit ka pranuar ofertën e bastores që ta tërheq tiketën duke i marrë 72 mijë funta.
Ai do të fitonte 250 mijë funta nëse do të priste deri në fund të stinorit dhe Leicesteri do të shpallej kampion.
“Të dielën m’u ndërrua mendja pasi që i lexova gazetat dhe rrjedhën e ndeshjeve,” është cituar të ketë thënë bastuesi anonim nga ladbrokes.com.
“Besoj që ishte koha për ta pranuar ofertën e bastore. Një pushim në Spanjë këtë verë është siguruar, ndërsa Leicesteri e fiton apo jo titullin, unë do të jem aty,” ka shtuar ai.
Basti për Leicesterin kampion të Premier Ligës në fillim të stinori ka qenë i kuotuar 1 me 5000.