MEDIA
Kush mund ta ndalë Leicesterin?!
Shkruan: BBC Sport
8 March, 2016 @12:51
Befasia e stinorit, Leicester City, po vazhdon pa u lëkëndur në rrugë drejt titullit kampion. Mirëpo mediat angleze gjithmonë kanë rezerva për këto ekipe dhe tashmë kanë filluar të analizojnë 9 ndeshjet e mbetura të liderit.
Kush do të mund t’i ndalë ata deri në fund të stinorit? Ekipet që po luftojnë për mbijetesë? Apo ndoshta ekipet e mëdha që nuk janë në formën e tyre të vjetër?
Analiza e BBC Sport thotë që Leicester City nuk ka humbur nga asnjëri prej këtyre kundërshtarëve gjatë pjesës së parë të stinorit, ku ka mposhtur Newcastle, Crystal Palace, Sunderland, West Ham, Swansea, Everton dhe Chelsean. Ndërsa ka barazuar me: Southampton dhe Manchester Unitedin.
TABELA AKTUALE DHE NDESHJET NË PREMIER LEAGUE
Forma e ekipit është aktualisht e shkëlqyer. Ata kanë grumbulluar 21 nga 30 pikët e mundshme në 10 xhirot e fundit, duke u mposhtur vetëm nga Arsenali.
Sidoqoftë, BBC Sport beson se maji do të jetë përcaktues, posaçërisht ndeshjet e fundit. Claudio Ranieri me ekip do të udhëtojë në Old Trafford, pastaj pret Evertonin në King Power dhe në fund udhëton te kampioni aktual, Chelsea.
A do të ndodh dorëzimi i titullit në ndeshjen e fundit, nga kampioni aktual Chelsea, te kampioni i ri Leicester City?!