1/8: ROMA - SHAKHTAR

Dzeko për çerekfinalen e parë pas 10 viteve
13 March, 2018 @23:03
Për herë të parë që nga viti 2008, skuadra e Romës ka arritur çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Një gol i Edin Dzekos në pjesën e dytë i mjaftoi skuadrës nga kryeqyteti italian që të kalojë tutje, pasi që ndeshja e parë ishte mbyllur 2-1 në të mirë të Shakhtarit.
11 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, ukrainasit mbeten me një lojtar më pak në terren, gjë që e ndihmoi skuadrën e Romës ta menaxhojë edhe më lehtë epërsinë e krijuar.
Pas Juventusit, Roma bëhet skuadra e dytë italiane që arrin çerekfinalet sivjet, ndërsa kundërshtarin e saj do ta kuptojë pas shortit ditën e premte.