KOSOVA PARA MIQËSOREVE

11-shja e Kosovës në përballjen e fundit të vitit të kaluar, që mposhti Letoninë, 4-3/ Foto: FFK
Zbulohen ftesat e Challandesit
13 March, 2018 @13:56
Para dy miqësoreve që do të zhvillohen në fund të këtij muaji, Koha ditore ka zbuluar ftesat e trajnerit të ri të Kosovës, Bernard Challandes, që do të debutojë si përzgjedhës.
Idriz Voca dhe Edon Zhegrova, kanë marrë ftesat e para për të qenë pjesë e Kosovës, derisa pritet të debutojnë në ndonjërën prej ndeshjeve.
ORARI DHE TABELA E LIGËS SË KOMBEVE
Lista e Challandesit, gjithashtu përmban dy lojtarë të Superligës së Kosovës. Njëri është nga Trepça’89 e tjetri nga Ferronikeli dhe të dy janë portierë, zëvendësues të njëshit, Samir Ujkani. Fjala është për Bledar Hajdinin dhe Faton Malokun.
Sulmi i Kosovës pritet të udhëhiqet nga gjigandët Atdhe Nuhiu dhe Vedat Muriqi.
Ftesat e Challandesit:
Portierë: | Samir UJKANI (Cremonese), Bledar HAJDINI (Trepça'89) dhe Faton MALOKU (Ferronikeli) | ||
Mbrojtës: | Mërgim VOJVODA (Mouscron), Lirim KASTRATI (Roma 2), Amir RRAHMANI (Dinamo Z.), Ardin DALLKU (Vorskla), Fidan ALITI (Skënderbeu), Leart PAQARADA (Sandhausen) dhe Benjamin KOLOLLI (Lausanne) | ||
Mesfushorë: | Hekuran KRYEZIU (Luzern), Idriz VOCA (Luzern), Herolind SHALA (Lyngby), Valon BERISHA (Salzburg), Besar HALIMI (Brondby), Milot RASHICA (Werder), Bernard BERISHA (Akhmat Grozny), Bersant CELINA (Ipswich), Arbër ZENELI (Heerenveen), Edon ZHEGROVA (Genk) dhe Elbasan RASHANI (Odd) | ||
Sulmues: | Atdhe NUHIU (Sheffield Wednesday) dhe Vedat MURIQI (Rizespor) |