XHIROJA XXIII dhe XXIV

Ndërron termini i ndeshjeve në Superligë
12 March, 2018 @15:07
Me afrimin e stinës së pranverës ka ndërruar edhe ora e fillimit të ndeshjeve në Superligë.
Kështu, duelet që nisnin në ora 13:00 së fundi, do të fillojnë në ora 14:00 ka bërë të ditur FFK-ja përmes njoftimit të fundit të saj.
Sa i përket ndeshjeve, xhiroja e XXIII nis të mërkurën kur luhen pesë dhe një tjetër zhvillohet të enjten. Ndërsa e XXIV nis të shtunën dhe përfundon të dielën.