MIREL JOSA

Foto: prishtinafc.com
Vazhdojmë rrugën
11 March, 2018 @18:39
Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, në deklaratën e tij pas fitores ndaj Besës sot në Pejë ka thënë se ndeshja ka qenë e vështirë, pavarësisht kundërshtarit.
“Nuk ishte problemi se ne kishim nënvlerësuan shumë lojën sot, e vlerësojmë ekipin e Besës pavarësisht rezultateve dhe vendit në pozitë që ka. E dija që do të ishte ndeshje e vështirë, pavarësisht se fituam 3:1 dhe mos e shihni vetëm rezultatin, sepse ndeshja ishte e vështirë dhe nuk ishim ata që duhej të ishim e ku na mungonte freskia pak sot nga ndeshjet e njëpasnjëshme që kemi bërë. Megjithatë e rëndësishme që morëm tre pikë dhe vazhdojmë rrugën për të parë se cilat skuadra i kemi përballë. Tani me këtë ndeshje mbaroi faza e dytë dhe para ndeshjes kisha folur me lojtarët si të ishte finale dhe pastaj të shohim vazhdimësinë për fazën tjetër. Në përgjithësi nga puna e lojtarëve unë jam i kënaqur, normalisht ka edhe më mirë edhe pse e mira nuk ka fund siç kam thënë edhe herëve të tjera. Të shohim tani se si do të rikuperojmë ekipin për mesjavë,” - ka thënë Josa pas ndeshjes, shkruan faqja zyrtare e Prishtinës.
Prishtina me fitore ndaj Besës si mysafir, ka ruajtur lidershipin dhe ka përfunduar në krye të Superligës pas ciklit të dytë të ndeshjeve.