VALDET SHOSHI

Foto: prishtinafc.com
Gabimet tona vendosën ndeshjen
11 March, 2018 @19:05
Trajneri i Besës, Valdet Shoshi, është shprehur të jetë i zhgënjyer pas humbjes nga Prishtina sot.
Ai ka theksuar se gabimet e disa lojtarëve me përvojë i kanë kushtuar ekipit, ndërsa në fund përkundër tentimeve, nuk kanë pasur forcë për rikthim.
“Vazhdon seria e rezultateve të dobëta, por duhet ditur se në çfarë gjendje kemi marrë klubin, kur kemi filluar me përgatitje dhe me çfarë fondi disponojmë. Sot, për fat të keq, kishim një kundërshtar të disponuar dhe më kualitativ në ligë. Mirëpo ne duhet analizuar lojën tonë dhe gjatë gabimeve që i shfaqëm, amatoreske kisha thanë, te disa lojtarë që kanë eksperiencë dhe kemi shpresuar që kanë kualitet për Besë dhe janë më të mirë, mirëpo këto po na kushtojnë. Dhe, edhe për kundër iniciativës nga gabimet pësuam dy gola. Megjithëse u rikthyem pas 0:1, pastaj mbetëm pa një lojtar dhe nuk kishim më forcë kundër një kundërshtari që kishim përball dhe që me plot meritë i argëtuan tre pikë,” - ka thënë Shoshi, shkruan faqja zyrtare e Prishtinës sot.
Besa është aktualisht e parafundit në Superligë dhe po kërkon së paku të dalë në fazën e Play-Outit prej ku mëton të kërkojë shpëtimin e stinorit.