PËRFAQËSUESJA

Kosovë - Shqipëri, miqësore për U15, U17 dhe U19
12 March, 2018 @14:43
Federata e Futbollit e Kosovës ka arritur marrëveshje me Federatën Shqiptare të Futbollit për të organizuar kështu miqësore mes grupmoshave U15, U17 dhe U19 të përfaqësueseve përkatëse.
Mes datave 1 dhe 5 maj, Kosova U15 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Shqipërinë U15, ndërsa më pas në fund të muajit maj Kosova U19 do të luajë një miqësore ndaj Shqipërisë U19.
Sa i përket skuadrave U17, ato do të ndeshen mes vete në datat e lira të FIFA-së në muajin shtator.