STOKE CITY - MANCHESTER CITY

Foto: PremierLeague.com
Edhe dy fitore
12 March, 2018 @23:12
Dy gola të shënuara nga David Silva kanë bërë që Manchester City të dalë triumfues nga stadiumi i Stoke Cityt sonte, 0-2.
Fitorja e 26-të e stinorit, çon Cityn në 80 pikë, 15 më shumë se ndjekësi i parë, Manchester United, ndërsa tashmë ekipit të Pep Guardiolës i duhen vetëm edhe dy fitore në tetë javët e mbetura, për të siguruar matematikisht titullin kampion.
Xherdan Shaqiri, në anën tjetër, kaloi 90 minuta në fushë me fanellën e Stoke Cityt, por ekipi i tij pësoi përsëri, duke mbetur kështu me vetëm një fitore në vitin 2018.