WERDER-KOLN

Rashica shënon golin e parë në Bundesligë
12 March, 2018 @22:30
Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, ka pasur fillim interesant të lojës sot.
Ai nuk u paralajmërua në 11-shen zyrtare të ndeshjes për ekipin e tij, ndërsa disa sekonda para se lojtarët të paraqiten në fushë, trajneri vendosi ta fuste në 11-shen e parë.
E këtë, Rashica ia shpërbleu më së miri trajnerit të tij në Werder Bremen, Florian Kohfeldt, duke shënuar golin e avantazhit 2-1, që më vonë solli fitoren e ekipit, 3-1.
Përndryshe, kjo fitore ka larguar edhe një hap Werderin nga zona e rrezikshme e Bundesligës, ndërsa kontributi i Rashicës ka qenë i dukshëm në këtë lojë.
Ky ka qenë goli i parë i Milotit prej se u bë pjesë e Werderit, ku kaloi në janar të këtij viti nga Twente e Holandës.