VENDIMI I KG-së

Ferronikeli dhe Drenica në disiplinore
12 March, 2018 @15:20
Pasi që ka shqyrtuar raportet e ndeshjeve të xhiros së fundit të Superligës (XXII) Komisioni i Garave të FFK-së ka bërë të ditur se ka inicuar procedurë disiplinore ndaj Ferronikelit dhe Drenicës.
Lëshim në organizim të ndeshjes, ku ka pasur sharje-fyerje reciproke në kor me fjalë banale të përsëritura disa herë - është përmendur të jetë motivi për Ferronikelin, por edhe për Drenicën.
Palët mund të ankohen në afat tre-ditësh që në rast të mospranimit të Vendimit të KG-së, t’i drejtohen organit të shkallës së dytë, Komisionit për Ankesa.