1/8: SEVILLA - UNITED

Sevilla turpëron Unitedin në ‘Old Trafford’
13 March, 2018 @22:50
Pas barazimit 0-0 në Spanjë, United është turpëruar në ndeshjen e zhvilluar në ‘Old Trafford’ ndaj Sevillës.
‘Djajtë e Kuq’ zhvilluan paraqitje tejet të dobët, gjë që iu kushtoi me eliminim, me Sevillën që me bindje mund të thuhet që ishte skuadra më e mirë në të dyja ndeshjet. Dy gola nga Ben Yedder brenda 2 minutave i dhanë epërsi dygolëshe spanjollëve, ndërsa e tëra çfarë bëri United ishte një gol i shënuar, por kjo nuk bëri diferencë në rezultat dhe United u eliminua.
Sa i përket Sevillës, kjo është hera e parë që kjo skuadër arrin çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.