Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INTER - SHAKHTAR

Dzeko për fitore, Interi i afrohet kualifikimit

Dzeko për fitore, Interi i afrohet kualifikimit


24 November, 2021 @20:37

Me plot meritë, Interi shënoi fitore në ndeshjen e sontme ndaj ukrainasve të Shakhtarit.

Ndonëse Interi pati plot raste në pjesën e parë, ajo pjesë u mbyll 0-0, e golat e kampionit të Italisë erdhën në pjesën e dytë. Dy herë në pjesën e dytë shënoi boshnjaku Edin Dzeko në minutat 61’ dhe 67’, e kështu ndeshja u mbyll 2-0.

Tashmë Interi ngjitet në kuotën e 10 pikë, duke iu afruar kështu shumë kalimit të grupeve, por pa e arritur atë ende matematikisht. Real Madridi, që luan sonte si mysafir i Sheriff Tiraspolit, ka 9 pikë, Sheriffi ka 6, kurse Shakhtari mbetet me 1.

Ndeshjen e fundit të grupit Interi e luan si mysafir i Realit, ku me gjasë do të luftohet për vendin e parë në grup.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League