MESSI

E kalon edhe Pele-në
12 November, 2012 @17:00
Prej sot, faktikisht mbrëmë, Lionel Messi mban rekordin e golave të shënuara në ndeshje zyrtare për një vit. Ai me dygolëshin e tij të shënuar ndaj Mallorcas mbrëmë, ka arritur në numrin 76, një më shumë se Pele.
‘Mbreti’ Pele e kishte shënuar këtë rekord në vitin 1958 me Santosin dhe përfaqësuesen braziliane.
Messi është shumë afër të fitojë Topin e Artë të këtij stinori. Nëse konfirmohet kjo, ai do të bëhet futbollisti i parë dhe i vetëm që do ta merr këtë çmim për të katërtën herë.