MIQËSORE
E mbyllin me fitore
11 February, 2016 @16:40
Qëndrimi 10 ditor i Ferronikelit në Turqi mbyllet me fitore. Në “Linda Resort Hotel” të Antalisë, Ferronikeli mposhti skuadrën gjermane të Dietkirchen me rezultat 3-0. Golat u shënuan nga Qorri, Livoreka dhe Eminhaziri.
Tekniku Afrim Tovërlani përdori një numër të madh të lojtarëve në ndeshjen e sotme, por për shkak të lëndimeve munguan Maliqi, Neziri e Zhdrella.
Skuadra lidere e Superligës në fazën përgatitore para fillimit të sezonit udhëtoi për në Turqi, ku zhvilloi 3 ndeshje. 2 prej tyre ishin përballë skuadrave gjermane kurse njëra ndaj skuadrës gjeorgjiane, e cila po zhvillonte fazën përgatitore në hotelin e njejtë. Kampioni në fuqi i Superligës i fitoi të trija. Kjo ekspeditë përfundon nesër dhe skuadra niset për në Kosovë në ora 11:30.