Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARIS - LYON

E papritur, Icardi bëhet hero për parisienët

E papritur, Icardi bëhet hero për parisienët


19 September, 2021 @22:47

Sulmi i PSG-së ndaj Lyonit përbëhej sonte prej Kylian Mbappe, Neymar, Leo Messi, ndërsa pranë tyre Angel di Maria shpërthyes.

Por, asnjëri nga ta nuk arriti të bëj diçka më shumë në ndeshje, derisa Mauricio Pochettino nisi zëvendësimet, duke larguar Messin, Di Marian dhe Herreran nga ndeshja.

Lucas Paqueta i kishte dhënë epërsinë Lyonit, ndërsa një penallti e fituar më vonë, konvertuar në gol nga Neymar kishte bërë rezultatin 1-1.

Por mysafirët gjithnjë dukeshin më konkret në rrezikime, sesa tentimet e parisienëve, prej shumë larg.

Në fund, në skenë doli Mauro Icardi, që shënoi gol në kohën shtesë, 10 minuta pasi që kishte hyrë në lojë, për fitoren e madhe të parisienëve në derbin e madh të Francës, ndaj Lyonit 2-1 [Neymar 66p., Icardi 90+3 - Paqueta 54].

Xherdan Shaqiri luajti prej minutës së 79 të ndeshjes për Lyonin.


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1