DFB

Hansi Flick duke nënshkruar kontratën me Federatën Gjermane të Futbollit për drejtimin e kombëtares, pranë Oliver Bierhoffit/ Foto: DFB
E pritura, realizohet - Flick selektor i Gjermanisë
25 May, 2021 @12:20
Trajneri i deritashëm i Bayernit, Hansi Flick, do të jetë pasardhës i Joachim Lowit në kombëtaren gjermane.
Sot DFB ka zyrtarizuar ardhjen e Flickut, duke bërë të ditur se ai do të merr drejtimin e panzerëve pas përfundimit të Evropianit EURO 2020, që zhvillohet këtë verë.
Flick fitoi gjithçka me Bayernin në vitin e kaluar dhe këtë vit gjithashtu fitoi titullin kampion, derisa triumfi në Ligë të Kampionëve, ngriti shumë reputacionin e trajnererit në fjalë.