Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MAN CITY

E shtata me radhë për Cityn

E shtata me radhë për Cityn


26 December, 2014 @18:13

Manchester City duket e sigurt se serinë e fitore në Premier League, të cilën e nisi që nga java e 12-të, do ta vazhdojë deri në fund të vitit 2014.

Të kaltërit nga Manchesteri janë vetëm një hap larg për ta arritur këtë, pas fitores së sotme ndaj West Bromwich Albionit.

City tregoi një lojë të sigurtë duke kaluar në epërsi qysh në minutën e tetë me anë të Fernandos, derisa vetëm pesë minuta më vonë rezultati u dyfishua me golin e mesfushorit Yaya Toure që shënoi nga penalltia.

Golat e mysafirëve vazhduan deri në minutën 34’ kur shënoi David Silva, e që kjo ishte më se e mjaftueshme për ta siguruar fitoren e radhës, derisa në anën tjetër nigeriani i West Bromwichit, Ideye, u përkujdes për golin e nderit në minutën e 87’.

Rezultatet dhe tabela aktuale.


 
Të gjitha lajmet nga