FERONIKELI - KEK-u
E shtata me radhë!
6 October, 2018 @18:48
Vazhdon forma e mirë e Feronikelit nën drejtimin e Zekirija Ramadanit. Skuadra nga Drenasi sot zhvilloi paraqitje të shkëlqyeshme dhe arriti ta mposhtë me rezultat 4-1 skuadrën e KEK-ut.
Superioriteti i Feronikelit ra në sy që nga fillimi. Qysh pas 20 minutave, skuadra nga Drenasi e pa veten në epërsi dy golëshe. Për 1-0 shënoi Da Silva, ndërsa ishte Astrit Fazliu, ish-sulmuesi i Dritës e Prishtinës, ai që shënoi me kokpër 2-0 në minutën e 19’ të ndeshjes.
Më pas, për 3-0 u përkujdes Artur Magani në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa deri në fund u shënuan edhe dy gola të tjerë. Diar Prokshi shënoi për 4-0 në minutën e 83’, para se Adonis Dodolli i mysafirëve ta gjente golin e nderit për skuadrën nga Kastrioti.
Kjo fitore bën që Nikli të mbetet edhe më tutje lider, kurse KEK-u vazhdon të mbetet i fundit në tabelë.