Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BAYERN MUNCHEN I PANDALSHËM

E trembëdhjeta

Thomas Muller feston golin

E trembëdhjeta


28 November, 2015 @17:41

Bayern Munchen ka shënuar fitoren e 13-të në Bundesligë. Ekipi i Pep Guardiolës vazhdon marshimin e sigurt drejt titullit të radhës duke e kaluar Herthën e Berlinit. 

Golat erdhën në pjesë të parë, ku Thomas Muller dhe Kingsley Koman shënuan nga një gol për t’ia dhënë fitoren e radhës bavarezëve. 

TABELA AKTUALE E BUNDESLIGËS

Hertha në anën tjetër ka regjistruar disfatën e pestë të stinorit në këtë ndeshje, duke mbetur për momentin e pestë. Berlinezët janë duke luftuar për një vend që dërgon në Ligë të Kampionëve nën drejtimin e trajnerit hungarez të tyre, Pal Dardai, që një kohë ka qenë edhe lojtar i ekipit. 


 
Të gjitha lajmet nga