Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MATCH REPORT: BESA 0-2 PRISHTINA

E treta me radhë, ngritet Prishtina

Foto: prishtinafc.com

E treta me radhë, ngritet Prishtina


28 November, 2020 @15:57

Prishtina ka hapur xhiron e XV të Superligës me fitore ndaj Besës së fundosur në klasifikim, duke e mposhtur atë si mysafire 0-2 [Endrit Krasniqi 31, Leotrim Kryeziu 66].

Me një gol të shënuar në pjesë të parë dhe një tjetër në pjesë të dytë, qetë Prishtina ka vazhduar formën e mirë dhe ka regjistruar fitoren e tretë të radhës në Superligë, ndërsa të katërtën në pesë ndeshjet e fundit.

Besa nisi ndeshjen me këtë 11-she: Kolaj; Ajdini, Rajovic, Breno Matos, Ibrahimi; Salihu, Sheqerolli, Brruti, Lucas Sebastian; Syla dhe Tahiri.

Ndërsa Prishtina me këtë 11-she: Haxho; Bardhoku, Dellova, Bekteshi, Abazi; Zyba, Pefqeli, Lila, E Krasniqi, Mankenda; Kryeziu.

Derisa shënoi golin e parë Prishtina, pati katër raste për të shënuar. Së pari Qëndrim Zyba tentoi (6), pastaj Gauthier Mankenda (9), Zyba qëllon shtyllën (15) dhe Lumbardh Dellova me një tentim nga larg (20).

TABELA AKTUALE

Më pas, me asist të Mankendës, Endrit Krasniqi që ka qenë brenda zonës, përfundimisht thyen portierën Kolaj të Besës për t’ia dhënë avantazhin Prishtinës.

Pas kësaj loja u qetësua dhe me rezultatin 0-1 përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.

Në pjesë të dytë Prishtina përsëri kishte iniciativë derisa shënoi golin e sigurisë. Leotrim Kryeziu (54), Mankenda (58) kanë tentuar dedrisa i rikthyeri nga Zvicra Kryeziu pas asistimit nga Leo Abazi ka shënuar për siguri 0-2 (66).

Deri në fund, Besa përkundër zëvendësimeve të bëra nga trajneri Jerome Klein, nuk arriti të rrezikojë seriozisht portën e Eglant Haxhos, që ndeshjen e dytë me radhë s’po pranon gol për tu kryer gjithçka për sot me 0-2 dhe tre pikë të reja për bardhekaltërit.

Fitorja çoi Prishtinën e Zekirija Ramadanit në pozitë të tretë me 24 pikë, një më shumë sesa Gjilani i katërt.

Besa, me 6 pikë deri tash, mbetet e fundit në tabelë.

Besa: 1. Agron Kolaj - 2. Ardi Ajdini, 6. Barbosa Matos, 8. Sebastian Marques Da Silva (7. Florent Qorraj - 71’), 10. Donart Sheqerolli /c/, 18. Blazo Rajoviç (15. Diar Halili - 79’), 19. Ardit Tahiri (11. Norik Krasniqi - 87’), 25. Valton Ibrahimi (5. Fisnik Papuqi - 46’), 26. Redon Syla, 30. Etnik Bruti, 33. Gentrit Salihu. Kryetrajner: Jerome Klein.

Prishtina (4-3-3): 35. Eglant Haxho - 4. Tun Bardhoku, 28. Leotrim Bekteshi, 5. Lumbardh Dellova, 23. Leonit Abazi (27. Albin Prapashtica - 78’) - 20. Qendrim Zyba, 88. Sabien Lilaj (7. Lorik Boshnjaku - 78’), 10. Endrit Krasniqi (6. Donat Hasanaj - 87’) - 8. Mergim Pefqeli (34. Ahmed Radaoui - 62’), 15. Gauthier Mankenda (77. Oto John - 87’), 9. Leotrim Kryeziu. Zëvendësues: Alban Muqiqi, Behar Maliqi. Kryetrajner: Zekirija Ramadani.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga